Flash News

KRYESORE

Garoi me dy këmbët artificiale, piloti anglez arrin të fitojë vendin e tretë

Garoi me dy këmbët artificiale, piloti anglez arrin të

Piloti anglez Billy Monger, i cili ka humbur të dyja këmbët në një garë të Formula 4, ka arritur të ngjitet në vendin e tretë pavarësisht problemit të tij.

18-vjeçari u ngjit në podium në garën hapëse të kampionatit ‘BRDC British’ në Formula 3, ku e mbylli garën në vetëm gjysmë sekondi pas vendit të dytë.

"Është pak surreale, por ishte një emocion i veçantë kthimi në pistë. Po të më thonit se do të isha në garën e parë në podium, ndoshta do të kisha thënë se po më gënjeni. Falenderoj të gjithë djemtë në Carlin që më besuan makinën e tyre”, tha ai në konferencën pas garës.

Piloti anglez pritet që të garojë edhe në "Bahrain Grand Prix" fundjavën e ardhshme.

Të fundit