Flash News

KRYESORE

"Gati që të hënën", Rama i përgjigjet ftesës së opozitës për rimbledhjen e Këshillit Politik

"Gati që të hënën", Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës së bashkuar për t’i diskutuar ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama ka shprehur gatishmëri që ky këshill të mblidhet që të hënën dhe maxhoranca nuk ka asgjë kundër.

Madje, ai thekson se është i gatshëm që këtë herë të jetë edhe vetë i pranishëm në Këshillin Politik për të bindur opozitën por edhe Presidentin e vendit, Meta, për dobinë që kanë ndryshimet kushtetuese për vendin.

”PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë!

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”shkruan Rama.

Të fundit