Flash News

KRYESORE

“Gati të vetë-sakrifikohem”, paralajmërimi i Metës shkon deri në SHBA

“Gati të vetë-sakrifikohem”, paralajmërimi i

Deklarata e Presidentit Meta se është gati të jap dorëheqjen nga posti i presidentit, madje edhe të ‘vetë-flijohet’ janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Rrejti amerikan ‘Fox News’, shkruan se Meta, ish-drejtuesi i partisë së majtë, LSI ka shprehur gatishmërinë të largohet nga posti më i lartë në vend, që ngërçi politik të marrë fund.

Në të njëjtën linjë është edhe ‘Washington Post’, që raporton se kreu i shtetit nuk ka arritur të ulë ende palët në tavolinë për të negociuar për krizën.

“Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dorëzuar mandatet e saj parlamentare dhe po zhvillon protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme”, shkruan gazeta amerikane.

Lajmi ka gjetur pasqyrim edhe ne mbi 180 media te tjera deri tani.

 

Të fundit