Flash News

KRYESORE

Gattuso "futet mik" për Hysajn, bisedime me drejtuesit e klubit për rinovim kontrate

Gattuso "futet mik" për Hysajn, bisedime me drejtuesit e klubit

Kalimi i teknikut Gennaro Gattuso në pankinën e Napolit ka sjellë shumë fat edhe për lojtarin shqiptar Elseid Hysaj.

Rinno arriti të "ringjallte" shkodranin i cili nuk po jepte më të mirën e tij tek ekipi italian, teksa së fundmi është përfolur se trajneri po ndërhyn që rinovimin e kontratës së Hysajt.

Sipas "tuttosport",  Gattuso i ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën me shqiptarin, ndërkohë që nëse do ishte vetëm në dorën e tij, Hysaj tashmë do kishte firmosur kontratën e re.

Kujtojmë se Elseid Hysaj ishte shumë pranë largimit nga Napoli, por në javët e fundit palët u afruan sërish, çfarë mund të sjellë zgjatjen e kontratës.

Në çdo rast kjo mbetet një çështje që mund të ndryshoj sërish në varësi të ofertave që mund të vijnë në drejtim të Hysaj.

Të fundit