Flash News

KRYESORE

Gattuso kundër Mourinhos, dëshiron t'i rrëmbejë lojtarin titullar

Gattuso kundër Mourinhos, dëshiron t'i rrëmbejë

Napoli i Gennaro Gattusos është futur në merkato dhe kërkon të forcohet brenda janarit. Numri një i stolit dëshiron të ndërhyjë në mbrojtje dhe emri që pritet me entuziazëm është lojtari i Jose Mourinhos, Jan Vertonghen.

Mbrojtësi nuk ka rinovuar me drejtuesit e "Spursave" dhe në janar del si futbollist i lirë. Portugezi Mourinho nuk dëshiron të humbasë 32-vjeçarin, por menaxherët e tij së bashku me klubin janë ende larg. Ata nuk kanë arritur një marrëveshje.

Holandezja De Telegraaf shkruan se Napoli do të mundohet të vjedhë lojtarin belg. Gattuso e dëshiron në skuadër, prandaj gjithçka mund të ndodhë brenda janarit. Napoli duhet të thyejë dhe konkurrencën e Ajax.

Të fundit