Flash News

KRYESORE

Gattuso me dorë të hekurt, përjashton yllin: Ecte në fushë

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, njihet për karakterin e tij të fortë. Ai merr vendime që nuk priten dhe diçka të tillë e ka bërë dhe para ndeshjes me Cagliarin. Numri një i stolit ka lënë jashtë yllin e ekipit Allan.

Braziliani është në muajt e fundit të kontratës dhe ka patur përplasje me drejtuesit e ekipit napolitan. Numri një i stolit ka theksuar se lojtari nuk po stërvitej mirë, por ecte në fushën stërvitore, prandja nuk e ka grumbulluar.

“Allan nuk është stërvitur siç i kam thënë unë. Ai ecte, kështu që unë e lashë në shtëpi. E kam thënë që pas merkatos, që për Napolin duhet të vraposh, të luftosh dhe ta kesh mendjen vetëm te Napoli gjithë ditën. Kam 24-25 lojtarë për të menaxhuar, kështu që duhet të punojnë”, - tha Gattuso.

Image result for allan

Të fundit