Flash News

KRYESORE

Gattuso rinovon me Milanin, deri në vitin 2021 te kuqezinjtë

Gattuso rinovon me Milanin, deri në vitin 2021 te kuqezinjtë

Trajneri Gennaro Gattuso ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Milanit duke rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

Klubi i Milanit ka zyrtarizuar lajmin dhe më pas vetë Gattuso ka falenderuar Fassonen dhe Mirabellin për besimin që i kanë dhënë.

“Jam i lumtur që do të jem trajner i Milanit. Në këtë rast falënderojë lojtarët e skuadrës sime pa të cilët nuk do të isha këtu ku jam sot nëse ata nuk do të kishin punuar shumë këto muaj”, ka thënë ai.

Gattuso zëvëndësoi Montella-n duke marrë drejtimin e kuqezinjve, dhe që atëherë klubi kuqezi ka arritur një performancë të mirë.

Aktualisht, Milani renditet në vendin e gjashtë në kampionatin italian me 51 pikë të grumbulluara.

 

Të fundit