Flash News

KRYESORE

"Gattuso u nënvlerësua", - Conte thumbon keq Milanin

"Gattuso u nënvlerësua", - Conte thumbon keq Milanin

Interi do të përballet të hënën me Napolin në një ndeshje mjaft të vështirë, në orën 19:45. Trajneri Antonio Conte ka folur para sfidës dhe ka komentuar dhe situatën e trajnerit gennaro Gattuso. Ai mendon se tekniku është nënvlerësuar nga Milani.

"Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse ju të gjithë i dini cilësitë e Napolit. Gattuso është në pankinë dhe do të presim më shumë vullnet, grintë dhe shpirt nga skuadra napolitane. Nëse fitojmë pikët e plota në San Paolo na shton besimin për vazhdimësinë. Të mos harrojmë se jemi vetëm në fillim të udhëtimit tonë".

Titulli - "Shumë pak e prisnin që Interi të ishte në krye të klasifikimit me Juventusin. Ne besojmë në punën që po bëjmë dhe do të mundohemi të vazhdojmë luftën për fansat tanë".

Gattuso - "Ai ka të njëjtin pasion siç kam unë për futbollin. Ashtu si unë, Rino e ka nisur nga ligat e vogla. Kam shumë respekt për të, sepse ai ka punuar jashtë Italiet, por dhe në Serie C, jo të gjithë kanë vullnet për diçka të tillë. Mendoj se arritjet e tij te Milani u n ënvlerësuan, i uroj më të mirën  te Napoli", - tha tekniku.

Të fundit