Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gaz Demi ndërron puron, por jo pasionin: Kësaj here trajneri ishte dashuria ime
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës së kuqe në Supersport, ku ka patur edhe batuta. I pyetur për ecurinë e Partizanit në fazën përgatitore, ai u shpreh: “Mua personalisht më ka pëlqyer kjo qetësia e këtyre ditëve, pa e vrarë mendjen shumë. Nga informacionet që kam, trajneri është i kënaqur me djemtë tanë në Antalia".
I pyetur pse i mungon puroja e famshme, ai tha: “E kam ndryshuar. Kam pak probleme te zëri, por cigaren nuk e lë dot. Prandaj kam lloj tjetër. Tani përdor cigare angleze”.
Për sa i përket faktit që Partizani i ndërron shpesh trajnerët, Demi u përgjigj: “Nuk i bëj vetëm unë, por këtë herë ishte dashuria ime trajnerin Sormani. Kemi lënë një projekt në mes. Doja ta merrja në qershor, por për arsye familjare nuk patëm akord. Jemi ulur për 20 orë për të biseduar".