Flash News

KRYESORE

Gaz Paja, na fal që të "hëngrëm" 12 mijë euro

Gaz Paja, na fal që të "hëngrëm" 12 mijë euro

Aktori i humorit Gaz Paja, i ftuar në emisionin e pasditës ne Top Channel me Bieta Sulon në "Ftesë në 5" me nota të theksuara arrogance ka shpjeguar gjithë sulmin mediatik që i është bërë këto kohë për shkak të angazhimit të tij në politik.

Ai përsërit disa herë që nuk "i plas" fare për kolegët që protestojnë as për gazetarët që shkruajnë për të:

"Mua më vjen keq që kolegë, artistë, unë nuk bëj ndarje. Unë nuk jam i [politizuar edhe pse njerëzit mendojnë kështu d.m.th. Makina në teatër atë natë, ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkonim aty. Pra, aty ishte makina e teatrit, makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket dhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këta zonjat apo zotërinjtë donin të merreshin me makinën time. Ata merren me faktin që unë vetë edhe punoj edhe duan të merren me makinën time. Ndërkohë që masakra, bastardlliku që ata bëjnë është që mbrëmë p.sh, se kjo ka ndodhur net më përpara. Mbrëmë ne kishim ri-premierën de publiku na dëgjonte ne në sajlë dhe jashtë dëgjon dhe ca njerëz që hanë-pinë falas atje, më kupton. Dhe bërtasin gjatë kohës që ne kemi shfaqje. Kjo është bastarde, pra kjo është amatoreske. Pra njerëz që dalin aty, bëjnë zhurmë, ndërkohë që aty ka shfaqje. Përveçse e pasjellshme është amotore dhe me këtë duhet të merren. Duhet të tregojnë respekt për njerëz që punojnë, por s`kanë me ça merren, janë pa vlerë, pa vizione. Nuk më plas fare se ça mendojnë, unë po punoj, si kam hyrë as në hak as nuk i kam borxh askujt, përveç babait dhe nënës time."

Ndërkohë vazhdon sërish me:

"Kush nuk i pëlqen kjo, nuk më plas fare."

Më pas, ai ka sulmuar gazetarët duke i quajtur "horra" dhe "horresha":

"Unë di t` klasifikoj kush janë gazetarët serioz dhe kush jo. Mendon ti që një njeri kaq i angazhuar sa unë me kaq vizione dhe ëndrra, mendon se kam kohë të dua të vete të zihem më diku. Thjesht ka disa horra dhe horresha, të cilët dalin në mëngjes dhe paguhen me thashetheme. Janë ca njerëz të mjerë që merren me budalliqe, domethënë, çfarë do tani ? Ik që këtu, shiko të marrësh lekë ndryshe."

Ai ka folur dhe për çmimin e makinës, që në media u diskutua nga 30 mijë- 35 mijë euro. Por në fakt makina paska kushtuar 42 mijë euro. (Pra, ne mediat i paskemi "ngrënë" 12 mijë euro. E meriton një "Mea Culpa"!)

"Jo, 42".

Ai u shpreh se makinën e ka blerë me këste dhe se ka larë akoma.

Të fundit