Flash News

KRYESORE

Gazeta britanike: Erion Veliaj synon të zbusë shpërthimin kaotik të Tiranës   

Gazeta britanike: Erion Veliaj synon të zbusë shpërthimin kaotik

"Ne as nuk e përqafojmë dhe as as e shlyejmë, por ne përfundimisht e integrojmë', thotë Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, për qasjen e administratës së tij ndaj trashëgimisë së epokës komuniste në Tiranë. Duke folur për britaniken 'The Irish Times', ai shpjegon planet e tij për kryeqytetin dhe flet për 'armiqtë e ndryshimit'.

Gazeta shkruan se, që pas hyrjes në zyrë në vitin 2015, ai e ka kthyer në zonë këmbësore sheshin Skënderbej dhe po synon të zbusë shpërthimin e egër të Tiranës me korsi biçikletash, sheshe lojrash dhe mijra pemë.

Tirana po kalon një fazë eksperimentale, thotë Veliaj për IT, "dhe është argëtuese sepse përballemi me shumë debate. Të gjithë duan të ndyshojnë, por kur ndryshimi mbërrin, ata thonë 'e di çfarë, fillo me dikë tjetër, se unë ndryshoj më vonë'".

Kundërshtimet më të mëdha i ka marrë ndërtesa e Teatrit të vjetër të Tiranës, thekson gazeta. Aktorët e kundërshtojnë, por qeveria mendon se është e vjetëruar dhe e pas shpresë.

"Ne kemi tashmë një stadium 70 milon euro pa shpenzuar para publike", thotë Veliaj. Nëse do të isha kryebashkiaku i Parisit apo Londrës do të mund ta përballoja faturën, por jam i Tiranës. Njerëzit duan cilësinë e Londrës e Parisit me taksat e Tiranës".

Kritikët, shton gazeta britanike, thonë se nuk janë vetëm kostot shqetësimi, por edhe shpërfillja e opininit publik, thyerja e ligjeve edhe pastrimi i parave nëpërmjet sektorit të ndërtimit.

Sipas Lulzim Bashës, kryetari demokratëve në opozitë 'Tirana po bëhet lavatriçe e qindra miliona dollarëve'.

Të fundit