Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Gazeta Danas zbulon projektin e Samitit të Parisit. Nëse Thaçi-Vuçiç thonë po, marrin 'dhuratë' një autostradë
Marija Stojanoviç /Danas
Perëndimi dëshiron që në platformën për vazhdimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës mbi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës të gjenden pika që kanë të bëjnë me vendosjen e „bashkëpunimit politik dhe ekonomik“ të të dyja palëve- shprehen për gazetën „Danas“, në mënyrë jozyrtare, përfaqësues të qarqeve diplomatike.
Sipas pohimeve të bashkëbiseduesve tanë, nëse deri me 1 korrik, kohë në të cilën është planifikuar takimi në Paris mbi Ballkanin Perëndimor, do të harmonizohen konkluzionet dhe do të arrihet marrëveshja mbi të ashtuquajturën „marrëveshje kuadër“, kjo mbledhje do të mbahet.
„Në rast se nuk relizohet asnjë lëvizje deri në fund të këtij muaji, atëherë nuk do të mbahet as Samiti në Paris. Mikrpitësi i këaj mbledhje, Presidenti francez Emanuel Makron dhe Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, nuk duan të përsëritet fiaskoja që ndodhi në takimin e parë të këtij formati, që u mbajt me 29 prill në Berlin, dhe në të cilin nuk u bë asnjë përparim në lidhje me problemin e Kosovës“- saktësojnë diplomatët.
Sikurse spekulohet në qarqet diplomatike, në platformën për vazhdimin e bisedimeve do të duhet të përmbahen segmente që kanë të bëjnë me heqjen e taksave që Prishtina u ka vënë mallrave nga Serbia, dispozita mbi fluksin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërsa Franca dhe Gjermania bien dakord, mes të tjerash, për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.
Si pika të tjera përmendet gjithashtu „informimi i ndërsjelltë mbi lëvizjet e rëndësishme përgjatë linjës administrative dhe në Veri të Kosovës“, detyrimi i Serbisë se nuk do ta bllokojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe „mbrojtja për trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë“.
„Synimi është që marrëveshja eventuale kuadër për vendosjen e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të shërbejë si bazë, si hap i ndërmjetëm deri në marrëveshjen përfundimtare mbi normalizimin e marrëdhënieve. Por çështja është nëse do të arrihet të bien dakord për këtë dokument dhe nëse samiti në Paris do të mbahet“- përmendin burimet tona.
Si pengesa më të mëdha për marrëveshjen mbi „hartën e rrugës“, diplomatët perëndimorë nënvizojnë rezistencën me të cilën presidenti serb dhe ai kosovar, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, do të ndeshin në „terrenet vendore“ përkatëse. Në këtë kontekst, saktësohet se një pjesë e madhe e opinionit publik në Serbi refuzon „qoftë edhe njohjen indirekte të Kosovës si shtet i pavarur, gjë për të cilën pushteti serb vetëpërmbahet ta bwjw“, si dhe fakti se shumica e shqiptarëve të Kosovës, mendon se taksa ndaj mallrave që vijnë nga Serbia duhet të mbetet.
Gazeta „Blic“ publikoi dje se në Paris po përgatitet „Marrëveshja mbi marrëveshjen“, duke nënvizuar se nuk dihet nwse në tekst do do të bëhet fjalë për Bashkësinë e Komunave serbe në Kosovë.
Aleksandër Vuçiçi u deklaroi dje gazetarëve në Pallatin Serbija se, nëse takimi në Paris do të mbahet, Serbia do të gjendet në një situatë të vështirë, por, nëse nuk do të mbahet do të jetë në situatë akoma më të vështirë, „në një baltë akoma më rrëshqitëse“, por gjithashtu në situatë të vështirë do të jetë tërë rajoni, përcjell agjensia „Fonet“. Ai deklaroi se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të bisedojë me disa pej zyrtarëve të lartë të SHBA-ve dhe „do tu tregojë se çfarë trashëgimie u ka lënë administrata e Bill Klintonit dhe Madlen Ollbrajtit në rajon“.
-Përsëri do t’i dërgoj ftesë me shkrim Presidentit të SHBA-ve Donald Tramp që ta vizitojë Serbinë. Do të përpiqem të bisedoj me disa prej bashkëpuntorëve të tij më të afërt dhe të kërkoj mbështetje për një zgjidhje kompromisi... Amerika është me Kosovën dhe do ta mbrojë, njëlloj si Gjermania dhe vendet e tjera të Kuintit... Kësisoj problemi jonë është më i madh dhe më i vështirë... Një Serbi e vogël, kur është e fortë, ka dinjitet, mund të arrijë rezultate të kufizuara por të përcaktuara mirë- konstatoi Presidenti i Serbisë.
Harta e rrugës
-heqja e taksave që Prishtina u ka vënë mallrave nga Serbia.
-dispozita për fluksin e lirë të njerëzve dhe mallrave.
-ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë.
-informim i ndërsjelltë mbi lëvizjet me rëndësi përgjatë linjës administrative dhe në Veri të Kosovës.
-detyrimi i Serbisë se nuk do të bllokojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
-mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza