Flash News

KRYESORE

Gazeta Dita kërkon largimin e kryeministrit: Bëje testin e drogës, Edi! Ne e dimë më mirë nga të gjithë...

Gazeta Dita kërkon largimin e kryeministrit: Bëje testin e

Gazeta e majtë ‘Dita’ ka bërë sot thirrje për largimin e Edi Ramës nga drejtimi i Partisë Socialiste. Thirrja për drejtuesit socialistë vjen pas publikimit të audio-përgjimeve të reja nga gazeta ‘Bild’, ku vërtetohet lidhja e Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit, me bandën Avdylaj.

Sipas ‘Ditës’, Rama është duke kriminalizuar PS-në nëpërmjet ‘Rilindjes’, por kjo nuk duhet të lejohet më nga socialistët.

“Rama, për hir të pushtetit ka shkuar larg me imazhin që duhej të kishte një forcë e majtë, progresive, më e madhja në vend, e cila ka vuajtur nga dhuna e rrugaçëve politikë dhe nuk ka menduar kurrë se duke qenë kudhër, një ditë do të bëhet çekani i së keqes. Shkurt e shkoqur: U pëlqen apo jo disave që humbasin privilegjet e pamerituara apo thjesht çobanin, ai nuk duhet lejuar të vijojë kriminalizimin e mëtejshëm të forcës politike që e grabiti përmes një besimi të rremë që krijuan ata që ende sot, i rrinë pranë dhe heshtin”, shkruhet në këtë gazetë.

Në fund të shkrimit, gazeta Dita i lutet kryeministrit Rama që të bëjë testin e drogës, për të provuar që nuk është përdorues. Drejtuesit e kësaj gazete thonë se dinë më mirë nga të gjithë se Rama nuk pi drogë, por gjithsesi, testi do të hiqte çdo dyshim.

“Ne të Ditës kemi dhe një lutje për të. Në shkrimin e djeshëm të gazetës gjermane ngrihej pyetja pse ai vetë dhe drejtuesit e tjerë politikë në Tiranë nuk pranojnë të bëjnë testin e drogës. Ftojmë Ramën ta bëjë këtë test që t’u japë fund dyshimeve që është vetë një përdorues droge. Ne të Ditës e dimë më mirë nga të gjithë që ai nuk merr drogë. Dhe ai e di, që ne e dimë. Bëje testin Edi, mos ki frikë. Se po e bëre ti, do ta bëjnë të gjithë e do shpëtojmë nga këta të drogumit. Si thua?”,- mbyllet artikulli.

Të fundit