Flash News

KRYESORE

Gazeta e majtë hapet me Linda Ramën: Çfarë bën bashkëshortja e kryeministrit në bankën e kontrolluar nga burime të dyshimta

Gazeta “Dita”, është një gazetë e njohur për afërsinë me qeverinë dhe Partinë Socialiste. Në numrin e sotëm, data 7 janar, gazeta në fjalë ka pasur si shkrim kryesor një investigim ku pjesë e tij ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

“Banka e ishujve Kajman dhe Linda”, është titulli i madh i gazetës ndërsa pjesë e fotos që shoqëron lajmin në fjalë është edhe Linda Rama.

Si pjesë të këtij lajmi, po në faqe të parë, gazeta ngre edhe një pyetje. “Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, së bashku me politikanë të huaj në Këshillin e Administrimit të një banke të kontrolluar nga burime të dyshimta investimesh në një parajsë fiskale, të menaxhuar nga një financier me interesa mbizotëruese në Rusi”, është pyetja që shtron gazeta “Dita”. Ndërkohë shkrimi në fjalë, i publikuar në dy faqe, është marr nga portali Exit.

Të fundit