Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazeta kryesore gjermane: Rama i zemëruar me 'Po'-në për Maqedoninë; po luan zjarrvënësin
Gazeta kryesore gjermane, Frankurter Allgemeine Zeitung, në një shkrim të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave për BE nga Maqedonia, argumenton se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë "mike" te Zoran Zaevit.
Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia 'shkëputet' nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave, atëhere Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe, pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera, përfshi edhe ato të Maqedonisë.
Gazeta, si dhe më parë, përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare, ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme.
Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.