Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta më e madhe zvicerane: Shqipëria e kapur nga mafia e drogës
Gazeta kryesore e Zvicrës Neue Zurcher Zeitung në një artikull investigativ për drogën në Shqipëri shkruan për pasojat e rënda sociale të kesaj plage sidomos pas përmasave të frikshme të vitit 2017.
Pohimet e zbukuruara të Komisionit Europian gazeta i gjen në kontradiktë me ato të qeverisë së ShBA. Dhe nisur nga rasti Tahiri e Xhafaj shpjegon se si bosët e drogës kontrollojnë shtetin.
Nga Adelheid Wölfl/ Neue Zürcher Zeitung
Kultivimi i paligjshëm i kanabisit nxit korrupsionin. Është e pamundur që të jesh i pastër.
Barinjtë i çuan oficerët e policisë në fushë me kanabis, por zyrtarëve nuk u interesonin. Ishte vetëm një fushë e vogël, thanë dhe ikën. Skena ndodhi kohët e fundit në afërsi të fshatit malor të Pilurit në jug të Shqipërisë - por kjo mund të ndodhte kudo në vend.
Shqipëria prodhon 900 ton kanabis në vit, me një vlerë prej mbi 5 miliardë franga (4,5 miliardë Euro; shën i red.), e vlerësuar nga policia italiane pak vite më parë. Shumica e marihuanës dhe hashashit për tregun europian vijnë nga Maroku dhe Afganistani.
Megjithatë, në vitet e fundit, shumë shtete anëtare të BE-së kanë siguruar kanabis nga Shqipëria, siç thotë Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën. Është e vështirë të vlerësohet në tërësi rëndësia e kanabisit shqiptar për tregun europian.
Shteti i vogël i Adriatikut është i përkryer për kultivim: dielli shkëlqen në 218 ditë, dhe peizazhi i shtrirë malor ofron shumë mundësi për kultivim të fshehtë. Përveç kësaj: Pagat e popullsisë janë shumë të ulëta, gjë që e bën biznesin ilegal edhe më tërheqës. Pasojat janë shkatërruese: trafikimi i drogës korrupton shoqërinë. Është e vështirë të qëndrosh i pastër.
Pak gjyqtarë të pastër
Në vitin 2014, më shumë se njëqind ton marihuanë u konfiskuan në Shqipëri, duke shkatërruar gjysmë milioni bimë të kanabisit. Dy vjet më vonë kishte 2.5 milionë bimë. Por me veprimet e asgjësimit edhe sipërfaqja e kultivimit u rrit.
Qeveria u përpoq të paraqesë veprimet e policisë si një sukses kundër trafikut të drogës: Kryeministri Edi Rama dërgoi Policinë në zonat e rritjes së kanabisit në Lazarat 2014 në një operacion shumë të mediatizuar. Por shumë struktura kriminale nuk u prekën. Vetëm korrierët e vegjël u goditën.
Komisioni Europian, i cili rekomandoi pranimin e Shqipërisë në BE, vlerëson në progress raportin e kësaj jave se operacionet policore janë intensifikuar.
"Shqipëria ka luftuar vazhdimisht prodhimin dhe tregtinë e kanabisit në vitet e fundit," thuhet në raport. Gjithashtu, theksohet se Guardia di Finanza italiane mbikëqyrte sipërfaqen e mundshme të kultivuar: "Gjatë dy sezoneve të korrjes, monitorimi nga ajri ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka patur asnjë kultivim të kanabisit".
Megjithatë, ky vlerësim është në kundërshtim me Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit të Shtetit tëpublikuar në mars. Raporti shënon se "Korrupsioni pengon luftën kundër krimit të drogës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Trafikantët e drogës veprojnë lehtësisht pa u ndëshkuar.
Papunësia e lartë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një mjedis ideal për krimin e organizuar. Megjithatë, reforma gjyqësore përmendet pozitivisht - një projekt që nuk ka ekzistuar në këtë mënyrë më parë. Për dy vjet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe në veçanti të ardhurat e tyre po kontrollohen.
88 nga 140 janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht sepse nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë e tyre. Pastrimi ka krijuar kaos. Gjykatat më të larta janë jofunksionale për muaj pasi numri i madh i gjykatësve të nxjerrë jashtë sistemit ende nuk është plotësuar. Rastet e rëndësishme mbeten të pashqyrtuara.
Këtë prill, një ton e gjysmë kanabis dhe dy anije me motor u konfiskuan, pesë shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan. Korrierët përdorin barkat e shpejta, por edhe avionë të vegjël (Pipers) për të sjellë drogën në Korfuz ose Itali, shpesh e shtrijnë biznesi edhe mbi Malin e Zi.
Pa bashkëpunimin e Policisë së korruptuar, kontrabanda nuk do të ishte e mundur. Shumica e tyre janë ata në krye që detyrojnë ata që janë në fund për të marrë pjesë. Një përmirësim i pagës luan një rol të madh. Një oficer policie fiton rreth 400 franga në muaj.
Policët në dilemë
Kushdo që dëshiron të luftojë trafikantët e drogës përtej stimujve financiarë jeton nën kërcënim. Rasti i oficerit të policisë Dritan Zagani, i cili hetonte narkotrafikantët dhe që u arratis në Zvicër në vitin 2015, u bë i njohur. Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare me dyshimin se ka marrë para në këmbim të informacionit. Ai vetë thotë se thjesht e bëri punën e tij shumë mirë dhe zbuloi se cilat rrugë dhe aeroplanë janë përdorur nga korrierët e drogës.
Shumë nuk arrijnë të qëndrojnë të pastër. Besimi, nepotizmi, farefisnia, frika, mbijetesa tërheq shumë në makinacionet e korruptuara të kanabisit.
Mafia e drogës ka depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare. Në tetor të vitit 2017, pas arrestimit të katër italianëve dhe tre shqiptarëve, janë zbuluar biseda telefonike në të cilat Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del si personi kryesor kontakti me një bande trafikantësh droge.
Gjithashtu u zbulua dhe marrëdhënia e tij me vëllezërit Habilaj, që sipas të dhënave të Guardia di Finanza italiane kontrollonte policinë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe tregtinë e drogës atje. Ndër të tjera, Tahiri u siguroi vëllezërve Habilaj makinën e tij të shërbimit, në të cilën ata mund të lëviznin në një mënyrë të pakontrolluar.
Tahiri dha dorëheqjen si ministër pas disa javësh pas protestave në vitin 2017. Pasardhësi i tij në postin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor 2018, sepse vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali.
Opozita, Partia Demokratike po bën thirrje prej kohësh per nisjen e një hetimi nëse paratë e drogës janë përdorur për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo pretendon se zgjedhjet ishin "vjedhur" dhe se Shqipëria ishte bërë një parajsë prodhuese e drogës nën qeverinë Rama -, sigurisht, pa përmendur se kultivimi i kanabisit lulëzonte edhe para se të vinte në pushtet.
Makinacioni i pastrimit të parave nga tregtia e drogës, zakonisht përfundon me shitjen fiktive të stacioneve të benzinës, në lojëra të fatit ose në ndërtim. Shumë godina të ndërtuara janë shpesh bosh. Fasadat e tyre të ndritshme duken si simbole të amoralitetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38