Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Manjola Arizaj Zeka
Çdo të thotë të jesh gazetar i vjetër? E bëj këtë pyetje, sepse herë pas here, ngrihet një stuhi që sulmon “gazetarët e vjetër”, si të dalë mode, si zënës të rrugës për të rinjtë etj.,gjëra të tilla... Ka pasur një stuhi të tillë edhe kur nisa unë këtë profesion.
Por gazetarët e vjetër të atëhershëm, janë përsëri sot, akoma më të fortë, madje. Unë kuptova se “i vjetër” është krejt ndryshe nga “i vjetruar”.
Gazetarët e vjetruar po i nxjerr jashtë vetë sistemi, madje çfarëdolloj sistemi, nisur që nga mënyra e të shkruarit, mënyra e të folurit, pamundësia e artikulimit, apo fjalori bosh.
Por nga ana tjetër, çdo me thënë të jesh gazetar i ri? E para dhe më kryesorja që mendoj është se, një gazetar i ri duhet të ruhet nga deliri dhe njëkohësisht të mësojë respektin, për punën e kolegut që e quan të vjetër.
Një “sëmundje” e zakonshme për gazetarët e rinj shqiptar të këtyre 30 viteve demokraci është se kanë menduar se gazetaria ka nisur kur kanë nisur ata të shkruajnë, apo bëjnë kronika. Kështu ka ndodhur dikur, kështu ndodh edhe sot.
Të jesh i ri në profesionin e gazetarisë nuk do të thotë të bëhesh nihilist. Sepse emrin tënd nuk e rrit duke bërë analizën e punës së paraardhësve të tu, por duke bërë punën tënde, sa më mirë. Sepse të bësh mirë punën e gazetarit, nuk do të thotë të vesh në jetë vetëm çfarë ke mësuar në shkollë, apo gjatë rrugës kur rastësisht i ke hyrë këtij profesioni.
Jo! Do të thotë më shumë se kaq. Fillimisht do të thotë dinjitet kundrejt kujtdo. Do të thotë kulturë kudo. Do të thotë inteligjencë përherë. Do të thotë respekt për çdo profesion tjetër. Do të thotë mirënjohje për punën e të tjerëve.
Do të thotë madje edhe falënderim, sepse po të jepet një mundësi që mijëra të tjerë nuk e kanë. Arroganca, mosmirënjohja, falsiteti, provokimi, agresiviteti, tundja e bexhës, përdorimi i titullit gazetar (duhet fituar në fakt) në çdo vend, janë disa nga tiparet që e shëmtojnë një gazetar të ri dhe që fatkeqësisht i gjejmë sot me shumicë.
Ashtu si ka dhe gazetarë që ulërasin dhe bëjnë zhurmë me punën dhe mendjen e tyre dhe këta janë për t’u admiruar.
Nëse rikthehem edhe njëherë tek “lufta” mes gazetarëve të vjetër dhe të rinj, këta të fundit veç përfitime mund të kenë. Gazetarët e vjetër, nuk janë si një vegël makine që pas një kohe duhet ndërruar, por sa më shumë kalojnë kohët, aq më shume ata profesionalizohen, në rrugët që kanë zgjedhur. Të rinjtë kanë rrugë të gjatë.
Dhe në këto kohë kur gazetaria është “liberalizuar” mund të bëhen të vjetër brenda pak muajsh. Por kjo fatkeqësisht nuk do të thotë se janë bërë më profesionistë. Nuk kam ndërmend aspak të bëj krahasime me çfarë ofrohej dikur nga redaksitë për gazetarët dhe çfarë ofronin gazetarët për redaksitë me kushtet e sotme.
As të bëj krahasim mes lirisë së sotme për të folur krejt pa përgjegjësi, me të dikurshmin kujdes në çdo fjalë, jo vetëm pse të kthente redaktorja shkrimin pesë herë, por se të nesërmen e gjeje derën e redaksisë të zënë nga njerëzit që kishe guxuar të përmendje.
Nuk i bëj krahasimet, sepse mendoj se çdo kohë ka të mirat, benefitet dhe të këqijat e saj në fushën tonë. Por ama do të këmbëngulja përherë, jo në rolin e profesoreshës, por të një gazetareje që e adhuron profesionin e saj dhe është mirënjohëse kundrejt çdokujt që ka dhënë sadopak në këtë profesion: Tek respekti ndaj punës së gjithsecilit, brenda dhe jashtë fushës sonë, e mbi të gjitha të mos harrojmë asnjë moment se gazetarët janë në shërbim të publikut, jo të vetes.
Sepse mund të jesh gazetar i ri në moshë, por i vjetruar në profesion.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38