Flash News

KRYESORE

Gazetarët e kronikës largojnë nga ekrani analistët

Gazetarët e kronikës largojnë nga ekrani analistët

Ditët e fundit kanë qenë ditë të mbushura me lajme nga kronika e zezë. Kjo ka bërë që gazetarët që mbulojnë këtë sektor të “pushtojnë” ekranet e televizioneve.

Vetëm mbrëmjen e sotme, në 2 emsione të cilat kanë në fokus ndalimin e Orest Sotës në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi në emër të Saimir Tahirit, janë të ftuar shtatë gazetarë të kronikës.

“Etja” për gazetar kronike ka bërë që të thyhen edhe tabu të cilat prej vitesh nuk ndryshonin. Kështu gazetarë që punojnë për media konkurente ftohen për të folur për ngjarjen në studion e televizonit konkurent.

Prezenca e gazetarëve të kronikës ka ‘larguar’ nga ekrani analistët politikë të cilët ftohen vazhdimisht në studio televizive për të komentuar jo vetëm situatat jo politike.

Të fundit