Flash News

KRYESORE

Gazetarët e tërbojnë për Sanchezhin, Conte: Nuk jam budalla, as i çmendur!

Gazetarët e tërbojnë për Sanchezhin, Conte: Nuk jam budalla,

Interi nuk ia doli të fitonte në ndeshjen kundër Atalantës duke bërë një hap fals. Ekipi zikaltër u ndal në 1-1, ndërsa bergamezët humbën dhe penallti. Trajneri Antonio Conte mbajti në stol për 90 minuta Alexis Sanchezin, ndësa kur u pyet nga gazetarët se pse nuk e aktivizonte ai foli mjaft ashpër.

"Ju po përmendni Sanchezin, mirë zotërinj, lojtarët duhet të jenë fit që të luajnë. Nuk jam i çmendur. Nuk jam as budalla që dua të dëmtoj veten. Besoj se 1+1 bëjnë 2, nëse ju i bëni llogaritë 1+1 bëjnë 5...

"Nuk vendos kot për formacionin që hedh në fushë. Nuk jam i çmendur, nuk bëj hirakiri me dëshirë. Kishim shumë mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Atalantës", - tha tekniku i kryesuesve të Italisë.

Të fundit