Flash News

KRYESORE

Gazetarët nxjerrin shifrat, sa përqind e qytetarëve mbështesin sot PD dhe PS

Gazetarët nxjerrin shifrat, sa përqind e qytetarëve

Adi Krasta dhe Artur Zheji kanë folur së fundmi për mbështetjen që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë aktualisht në elektoratin shqiptar. Sipas këtyre shifrave që japin gazetarët (sondazhet janë të ndryshme), dy partitë kryesore janë në një nivel shumë të ulët të mbështetjes nga qytetarët.

“Sipas ekzaminimeve shumë të kujdesshme, Partia Demokratike është një parti me 22% elektorat, në më të mirën e vetë”, u shpreh Krasta gjatë intervistës me Gazment Bardhin, sekretar i përgjithshëm i PD-së. Kjo deklaratë e gazetarit nuk u kundërshtua nga i ftuari në studio.

Ndërkohë, Zheji është shprehur në emisionin ‘Top Talk’ se: “Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita.”

Analisti Eduard Zaloshnja ka deklaruar në nëntor të 2018-ës se, “rreth 600 mijë shqiptarë në moshë votimi nuk kanë opinion pozitiv për asnjërin nga politikanët kryesorë.” Këtë sondazh Zaloshnja e ka kryer përpara protestave të studentëve dhe publikimit të disa skandaleve ku janë përfshirë ish-ministra të qeverisë Rama.

Të fundit