Flash News

KRYESORE

Gazetarët s’lejohen të mbulojnë tubimin e Erdoganit në Sarajevë

Gazetarët s’lejohen të mbulojnë tubimin e Erdoganit në

BIRN dhe disa media të tjera nuk u akredituan për të mbuluar një tubim masiv në mbështetje të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të dielën në Sarajevë.

Organizatori zyrtar i tubimit, Bashkimi i Demokratëve Europianë të Turqisë, i cili së fundmi krijoi një organizatë simotër lobuese në Bosnjë, Bashkimi i Demokratëve Ballkanik Europianë, nuk miratoi akreditime për BIRN dhe disa gazetarë të tjerë.

“Ju nuk jeni në listë dhe kjo listë është miratuar nga qeveria, nga ambasada e Turqisë,” tha për korrespondentin e BIRN në Sarajevë Lemija Demirbas, e cila ishte përgjegjëse për akreditimet e shtypit.

BIRN ka kontaktuar disa herë me Bashkimin e Demokratëve Europianë dhe me Ambasadën Turke në Sarajevë, por nuk ka marrë asnjë shpjegim se përse janë mohuar akreditimet.

Michael Colborne, një gazetar i pavarur nga Kanadaja, tha për BIRN se nuk qe kurrë e qartë se kush ishte përgjegjës për akreditimet.

“Autoritetet boshnjake duhet të kishin vendosur se kush do të marrë akreditimet, por në fund ky ishte një vendim arbitrar i ambasadës turke,” tha Colborne.

“Unë arrita të hyja, sepse njihnim një gazetar tjetër, i cili kishte njohje të mira dhe që na futi brenda pa kartat e shtypit,” shtoi ai.

Gazetarë të tjerë e mbuluan eventin nga jashtë sallës Zetra ku ai u mbajt në Sarajevë./BIRN

Të fundit