Flash News

KRYESORE

Gazetari Bejtja: 30 qershori, jo barometër për Bashën. Ku gabon Palmer

Gazetari Bejtja: 30 qershori, jo barometër për Bashën. Ku gabon

Gazetari Andi Bejtje, në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ shprehet se SHBA, nuk ka mbështetur opozitën pasi mendon se bojkoti mund kthehet në precedent në rajon. Sipas tij, Mathew Palmer gaboi që nuk respektoi dekretin e presidentit Ilir Meta dhe se votimet e 30 qershorit nuk do të certifikohen.

“Amerika ka bërë gabime në të kaluarën, ka një problem me stabilitetin e rajonit, ka shumë shqetësim që bojkotimi i zgjedhjeve të bëhet precedentë në rajon. Opozitës shqiptare i është dashur të bëjë të tilla veprime. Mendoj që Palmer ka bërë gabim që nuk respektoi dekretin e Presidentit. Në 1 korrik s’do ndodhi asgjë, zgjedhje s’ka për të pasur”, deklaroi Bejtja.

Analisti nuk mendon se Basha duhet të largohet pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por shton se duhet të justifikojë aktin e djegies së mandateve.

“Për mua nuk është matësi 30 qershori për Lul Bashën, të shikojmë ku do e gjejë veten opozita, nëse nuk i çon demokratët aty ku i ka premtuar, normalisht duhet të japi dorëheqjen”, tha Bejtja. “PD duhet të justifikojë që djegia e mandateve ka dhënë efekt dhe nëse del kundra produktive, dikush do flijohet. Por nuk është momenti ky, mbas zgjedhjeve, për të ndodh kjo, ndoshta në një të ardhme të afërt sepse do jenë vete demokratët që do e kërkojnë këtë”, vijoi më tej Bejtja.

Të fundit