Flash News

KRYESORE

Gazetari Bejtja këshillon Ramën: Jep dorëheqjen pas përgjimeve të së enjtes

Gazetari Bejtja këshillon Ramën: Jep dorëheqjen pas

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, gazetari Andi Bejtje ka këshiluar kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen për të hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike. Bejte thekson se pas përgjimeve të ‘Bild’ dhe pas atyre që mund të dalin të enjten, është e pakuptimtë që Rama të vijojë në postin e kryeministrit.

"Pas përgjimeve që u publikuan nga Bild dhe pas atyre qe thuhet se do të dalin të enjten, Edi Rama ka vetëm një rrugë: të japë dorëheqjen, të krijohet Gjykata Kushteuese dhe të krijohet qeveria tranzitore për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Unë nuk e di nëse ka ndër mend të largohet, por a mund të qëndrojnë më pas përgjimeve”, pyeti Bejtja.

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka paralajmëruar se të enjten do të publikojë përgjime te tjera edhe më të rënda se ato që dolën të hënën, ku eksponentë të lartë të PS, përshirë Edi Ramën implikoheshin në shit-blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.

Të fundit