Gazetari bën tifozët të ëndërrojnë: CR7 tani flet me Perezin

Gazetari i së përditshmes spanjolle “AS”, Tomas Roncero, mendon se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Real Madrid. “Ky do të ishte një lajm që do të zhdukte trishtimin e këtyre ditëve”, ka thënë Roncero.

“Po ëndërroj me sy hapur, por ndoshta Juventusi do të mendojë të heqë dorë nga rroga e tij, për shkak të krizës ekonomike pas koronavirusit Marrëdhënia e Ronaldos me presidentin Florentino Perez mbetet e tendosur, por kohët e fundit janë takuar dhe janë përqafuar. Pse jo? Martin Vazquez shkoi në Torino dhe pas dy vitesh u kthye”, është shprehur Roncero.

“Nëse CR7 do të bënte të njëjtën gjë, jam i sigurt se 90% e madrilenëve do ta prisnin me super entuziazëm. Mosha nuk ka rëndësi për të”, ka shtuar gazetari.