Flash News

KRYESORE

Gazetari bisedë me Balilin në korridorin e gjykatës: E pyeta për videot e lakuara mediatikisht

Gazetari bisedë me Balilin në korridorin e gjykatës: E pyeta

Klemend Balili u përball sot me katër akuzat e ngritura kundër tij, “trafikut të narkotikëve” në formën e grupit të struktutruar kriminal, “pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”.

Gazetari ABC News, Armand Bajrami, i cili ndoqi seancën gjyqësorë te Krimet e Rënda është shprehur se ka pasur një bisedë me Balilin, i cili sipas tij ka mohuar se ka ndonjë video komprometuese për ndonjë politikan.

“Qasje të forta politike, i mbështetur shumë fort nga një forcë politike, dyshimet edhe të drejtësisë greke janë që aktiviteti i tij kriminal është i shtrirë përtej Greqisë dhe Shqipërisë. Në off record që pati me gazetarët mohoi ekzistencën e videove të famshme e lakuara mediatikisht”, deklaroi Bajrami në studion e lajmeve në ABC News.

Pyetur për mundësinë e ekstradimit të Balilit në Greqi, gazetari shprehet se kjo është e pamundur pasi nuk ekziston ligjërisht marrëveshje ekstradimi me Greqinë.

Të fundit