Flash News

KRYESORE

Gazetari Çollaku: 30 politikanë të rëndësishëm do arrestohen nga SPAK-u

Gazetari Çollaku: 30 politikanë të rëndësishëm

Gazetari Basir Çollaku paralajmëron arrestimin e 30 politikanëve të përfshirë në aferra të ndryshme korruptive, të të gjitha qeverive të tranzicionit shqiptar. Sipas tij, shumë shpejt do të fillojnë shqyrtimet e dosjeve voluminoze duke përfshirë edhe 339 dhe 184 dhe jo vetëm.

“Unë besoj se së shpejti këta njerëz, personazhe të politikës dhe pushteteve, do të jenë ne qeli pas hekurave. Deputete, ish-deputetë,  ministrat dhe aktorë të tjerë të jetë politike në vend. A do ta bëjë kjo prokurori, a do ta bejne institucionet e tjera të ngritura me emergjencë për arsye te pasjes se nje produkti te drejtesisë? Këtë nuk e di, por do të them se jo fort larg, 30 politikanë të këtyre tre dekadave, do të përballen me drejtësinë. Do të surprizoheni", deklaroi gazetari ne studion e Shijak TV, duke shtuar:

"Çmoj se dosje të plotësuara dhe të ribëra, nuk do të kënë mundësi më të grisen, zhduken dhe asgjësohen nga njerezit që po kujdesen për të mbrojtur keqbërësit. Ndëshkrueshmeria do të fillojë para se të kemi një parlament të ri”, sqaroi ai, duke lënë të kuptohet se SPAK-u do të ‘presë kokat’ e ketyre politikanëve

Të fundit