All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari e pyet për protestat, Basha “thumbon” Mero Bazen: Tv yt do ta shtrembërojë, klienti më besnik i Ramës

Gazetari e pyet për protestat, Basha “thumbon” Mero Bazen: Tv
All - Paragraf - 1

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim të gjerë me gazetarët sot në selinë blu, ku ceku një sërë çështjesh të aktualitetit politik.

All - Paragraf - 3

Ndër të tjera, Basha foli edhe për protestat e opozitës, për të cilat tha se do të thirren sërish në shtator.

I pyetur nga gazetari i Tema tv, Basha nuk nguroi edhe të thumbojë drejtuesin e kësaj medie, sipas tij si klientin më besnik të kryeministrit Edi Rama, madje që kur ai ka qenë në opozitë.

“Që opozita do të vazhdojë me protestat dhe jo t’i rikthehet se nuk është larguar ndonjëherë. Ti (gazetarit) do jesh i qartë pavarësisht se tv yt do ta shtrembërojë sepse hyn te klientët më besnikë të qeverisë dhe më të hershëm, ka qenë klient i Ramës që në opozitë, është se ne kërkojmë zgjidhje politike. Precedenti që Rama ka vendosur është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit. Nëse pushteti zapton pa zgjedhje të ligjshme pushtetin vendor, çfarë mesazhi u jep qytetarëve? Ky është precedent i rrezikshëm i Ramës, kapja me dhunë i vendoreve. Ne do i qëndrojmë parimit për zgjidhjen e krizës me norma e standarde evropiane, zgjedhje të lira, me qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Do i thërrasim qytetarët në protesta”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, prej 6 vitesh, që ditën kur Rama është bërë kryeministër prioritet ka patur përçarjen, sulmet ndaj PD dhe ndaj tij personalisht. “Vetëm këtu mos kërkoni lajm. Cdo verë do shihni të njëjtat personazhe që bëjnë tre linja sulmi që financon Rama me paratë që ju grabit juve me paratë e shqiptarëve, kundër opozitës”, tha kreu i opozitës.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit gazetari i Tema Tv e pyet sërish: a jeni ju në dijeni se pronari i kompanisë “Jehona”, është zoti Dollapi?

Basha i përgjigjet: Është një shpifje, kjo është tipike e pronarit të Temës, i mësuar me të tilla gjëra. Kjo nuk është e vërtetë.

Të fundit