Flash News

KRYESORE

Gazetari feston ditëlindjen duke raportuar përmbytjet sipër gomones

Gazetari feston ditëlindjen duke raportuar përmbytjet sipër

Ditë të vështira po kalojnë qytetarët në këto ditë përmbytjesh. Janë dhe gazetarët ata të cilët sot përballen me situatën delikate. 

Driçim Çaka, gazetari i Report Tv, ka festuar ditëlindjen e tij duke raportuar mbi një gomone në fshatin Ferras të Fierit. Një atmosferë aspak e gëzueshme, por një një ditëlindje që do të kujtohet gjatë nga gazetari Çaka për ndihmën që ai po jep në këtë situatë.

Teksa urohet live nga studio e Report Tv, gjatë raportimit të tij, vetë gazetari shprehet se shpreson që kjo situatë të kalohet dhe banorët të kthehen në shtëpitë e tyre. “Më e rëndësishmja është që ujërat të largohen shumë shpejt” , u shpreh gazetari teksa raportonte. 

 

 

Të fundit