Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Gazetari francez: Qeveria shqiptare presion pronarit, kërkojnë të më heqin nga puna
Louis Sellier, gazetari francez i gazetës së njohur, Liberation ka denoncuar ambasadorin shqiptar në Francës, Dritan Tola. Sipas tij, Tola ka ushtruar presion te drejtuesit e gazetës që ta hiqnin nga puna për shkak të një artikulli të tij për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, publikuar me 19 shkurt.
Duke folur për “Komitetin për Mbrojtjen e gazetarëve (KMG)”, Sellier zbulon se ambasadori shqiptar ka pasur një takim me pronarët e gazetës në Paris dhe kishte sugjeruar zëvendësimin e tij me ndonjë korespondent më “të balancuar”.
Raportimi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG):
Louis Sellier, një gazetar i pavarur francez, më tha se ambasadori i Shqipërisë në Paris, kishte ushtruar presion mbi një prej punëdhënësve të tij, tek gazeta e përditshme ‘Liberation’, pas një raportimi kritik të tij mbi akuzat për korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar, i publikuar në shkurt. Në një letër për ‘Liberation’, të parë nga KMG dhe të nënshkruar nga ambasadori Dritan Tola, Sellier akuzohet për njëanshmëri dhe letra lë të kuptohet se gazetari nuk ishte personi i duhur, që e përditshmja ta punësonte në Tiranë, duke thënë se “është problematike ta prezanton atë si korrespondent të ‘Liberation’”.
Në një email për KMG, Tola më konfirmoi se kishte pasur një korrespondencë dhe ishte takuar me ekipin e ‘Liberation’ në Paris për të shprehur shqetësimin e tij rreth “prezantimit të thjeshtë dhe karikaturesk të Shqipërisë në gazetë”, si dhe për raportimin e “pabalancuar, që prezantonte një Shqipëri shumë të errët dhe të zymtë”.
Tola mohoi që të kishte ushtruar presion ndaj gazetës, duke sugjeruar se ajo duhet ta zëvendësonte Sellier”.