Moderatori i emisionit “Arena”, Dritan Hila tregoi eksperiencën e tij në hotelet turke, duke u zotuar se nuk do te kaloje me pushime ne to. Problemi qëndron te ushqimi dhe kostoja, sqaron Hila.
“Unë kam qenë në hotelet turke 2 vjet rresht dhe të betohem që e kam bërë me be që nuk shkoj më sepse është një truk i gjithi tek ushqimi. Ta fillojnë me biftek, kur se ha ti, ta bëjnë byftyek me lëng, pastaj ta bëjnë qofte, pastaj qoften ta bëjnë supë me mish të grirë. Pra ti e ha herën e katërt. Pa diskutuar pastaj për të tjerat, por shqiptarët po paguan 300 euro në ditë jam i bindur që Fatosi (pronari i nje resorti, i ftuar ne studio) iu kruan edhe kokën para se ti zërë gjumi”.
Discussion about this post