Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazetari Hila krahason memorialin turk me Adem Jasharin dhe Nolin
Gazetari Dritan Hila nuk e konsideron ofendim vendosjen e memorialit turk të Parku i Liqenit, kushtuar viktimave të grushtit të shtetit. Sipas logjikës së tij, për reciprocitet, shqiptarët duhet të kërkojnë heqjen e emrit të Adem Jasharit në një park në Turqi dhe bustin e Fan Nolit meqe nuk kanë lidhje me Turqinë.
“Meqë këto dite jemi ne fushate sovraniste dhe jemi ofenduar nga memoriali i turqve, duhet te kërkojmë qe turqit te heqin emrin e Adem Jashari parkut (jo memorial por nje park i tere) ne Stamboll dhe bustin e Fan Nolit ne Ibrik Tepe sepse ata nuk kane asnje lidhje me Turqine, madje Noli edhe i tallte”, shkruan Hila në një postim në Facebook.
Qëndrimi i gazetarit është kritikuar nga miqtë e tij në rrjetin social, megjithatë Hila ka insistuar duke Turqia është aleati strategjik i Shqipërisë. “Duam ose jo ne, per shume arsye, Turqia eshte aleati yne strategjik si kunderpeshe ndaj fqinjeve tane qe i lidh boshti i ortodoksise. Jeta eshte prozaike dhe fushen e dhe kundershtaret nuk k zgjedh dot. Kete e kuptoi edhe plaku i Vlores qe te nesermen e shpalljes se pavaresise duke e percaktuar si aleate Turqine. Me vone, nen kontroll, por e zbatoi edhe Hoxha i cili nuk njihej per preferenca fetare ne politikat e tij”, ka replikuar ai.