Flash News

KRYESORE

Gazetari Hoxha: Dosja është më probleme të mëdha, ja çfarë rrezikojmë

Gazetari Hoxha: Dosja është më probleme të mëdha, ja

Gazetari ivestigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka deklaruar se dosja e paraqitur sot në Këshillin e Mandateve ka shumë probleme dhe se për këtë shkak po humbasim një shans  të mirë për të proceduar personat përgjegjës që favorizuan kanabizimin e vendit në 2016.

“Rasti i Tahirit, kam pritur që dosja e tyre të ishte aq e kopsitur që mos të kishte njeri të drejtë të bënte pyetje. Kërkesa ka një problem të madh me dosjen, ndryshe nga pritshmëria prokuroria po shpërdoron një mundësi fantastike për të proceduar personat përgjegjës që kanë favorizuar kanabiazimin e vendit ne vitin 2016.

Kanë pasur gjithë kohën e duhur për të provuar që nga implikimi i inspektorëve të policisë në terrn, shefat e krimeve, komisariateve deri te drejtori i përgjithshëm  Haki Cako.

Tahiri ka qenë personi politik, emërimet dhe çemërimet i bën drejtori i përgjithshëm i policisë. S’pashë asnjë material…Po drejtori i qarkut atje çfarë bën?

Them për dosjen e organit të akuzës, Tahiri është ish ministri i Brendshëm, kur shkon te Tahiri dhe lë tavolinën pa prekur kushedi se çfarë ndodh…Duhet ta kishte kopsitur dosjen deri sa të paraqitej në Kuvend kishte kohe shume dhe duhet të kishte një dosje të kopsitur s’duhet të shpejtohej. 

Thotë se e ka nisur në dt 17, dhe në datë 19 ia ka nisur Kuvendit, o zotëri pse nxitohesh?”, tha Hoxha.

Të fundit