Flash News

KRYESORE

Gazetari i “Bild” falënderon Prokurorinë e Përgjithshme: Vërtetoi se përgjimet janë të vërteta

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi përgjigjet që implikojnë drejtues të krimit të organizuar në Qarkun e Durrësit me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, falënderoi Prokurorinë e Përgjithshme që me veprimet e sj, tregoi se materialet e tij janë autentike.

Nëpërmjet një statusi në profilin tij në “Facebook”, ai shkroi se veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se puna e tij është e vërtetë.

Statusi

“Siç ju e dini, disa materiale nga dosja 339 që është ende nën hetim është bërë publik sot. Unë nuk do të flas për hetimin dhe fatin e personave të përmendur. Unë jam i shqetësuar për dy gjëra këtu.

Është hera e parë për prokurorinë dhe Policinë Gjyqësore që të asistojnë seriozisht çështjen e publikimit në publik të sekreteve hetimore. Për të hetuar se cili nga prokurorët nxori përgjimin nga zyrat e prokurorisë.

Ju faleminderit për këtë konfirmim të autenticitetit.”

Të fundit