Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gazetari i Ora News ‘mbron’ Tahirin: Prokuroria s'ka prova, rrezikon të dënohet vetëm për këtë akuzë
Gazetari i Ora News, Trashgim Sokolaj shprehet se hetimi për ish-ministrin Tahiri ka qenë shumë i vështirë. Në studion e lajmeve, Sokolaj u shpreh se hetimi nuk ka arritur të provojë dy prej akuzave ndaj ish-ministrit: atë të të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim.
“Ato prova që prokurorët citojnë telegrafikisht në këtë pretencë tregojnë për një hetim shumë të vështirë. Një hetim që për mendimin tim nuk ka arritur që të provojë dy prej akuzave ndaj ish-ministrit Tahiri, atë të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim. Kodi i procedurës penale por edhe praktika gjyqësore në Shqipëri ka përkufizime të qarta se çfarë do të thotë të akuzohesh për këto dy vepra. Të akuzohesh si anëtar i një grupi kriminal apo për kryerje të krimeve në kuadër të grupit kriminal do të thotë që ti të jesh pjesë e atij grupi me detyra të ndara. Të kesh marrë detyra nga ata që janë mbi ty në hierarkinë e grupit dhe të kesh përçuar detyrë tek ata që janë poshtë. Për këto veprime të kesh pasur përfitime financiare dhe të kesh pasur një rol të përcaktuar dhe të pranuar nga anëtarët e tjerë të grupit. Në rastin konkret duket që kjo nuk është provuar për zotin Tahiri”, sqaroi ai.
Sa i përket vendimit, Sokolaj shtoi se Tahiri mund të dënohet vetëm për akuzën e korrupsionit. “Pritshmëria ime personale është që zoti Tahiri me këtë nivel provash mund të merret me përgjegjësi sa i përket njërës prej veprave, ajo që ka të bëjë me korrupsionin”, përfundoi Sokolaj.