Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gazetari i Top Channel ironizon fjalimin e Gent Cakajt: Foli si nxënës shkolle fillore që merr dëftesë dhe falënderon drejtorin
Vijnë reagimet e para pasi kryeministri Edi Rama i delegoi Gent Cakajt detyrën ‘de fakto’ si ministri i ri i Jashtëm dhe fjalimit të parë të këtij të fundit.
Gazetari dhe moderatori i Top Channel, Denis Dyrnjaja e ka komentuar fjalimin e parë të Cakajt si të një nxënësi të shkollës fillore kur merr dëftesën dhe falënderon mësuesit e drejtorin.
“Përfundimisht Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua si Autoshkolla Selimi.
Kisha dyshime që jo, por ato i shoi fjalimi i parë përshëndetës i Ministrit të Komanduar Gent Caka, një fjalim emocional i denjë për një nxënës shkolle fillore që merr dëftesë dhe falënderon mësuesit dhe drejtorin e shkollës dhe sidomos drejtorin që nuk po gjente fjalët e duhura si ta falënderonte dmth. Të mendosh se konferencën e ndiqte trupa jonë diplomatike por edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë.
Një teatër grotesk politik ku luhet me teka që të kushtojnë edhe dinjitetin shtetëror!”, shkruan me nota ironie Dyrnjaja në rrjetet sociale.
“Ky transferim autoriteti institucional nga Bushati te unë, përmes Ramës të cilin nuk di si ta falënderoj për besimin ndaj meje, kjo nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike në kuadër të politikës së jashtme. Me energji të reja do vazhdojmë pa asnjë diskutim të vijojmë para rrugën drejt integrimit rajonal, duke forcuar profilin e vendit si një akt dinamik me peshë të pamohueshme që dëgjohet me vëmendje nga të gjithë...
Jam frikur triumfit të hallit brenda meje se cdo thonë tjerët kur të flas. Sidoqoftë fjalët për mua kanë shkuar përtej meje, mbetem shpresëplotë se kujtdo i ka mbërritur fjala e keqe për mua të mos jem i dukur edhe aq i keq në paraqitjen time të parë. Kot nuk thonë këtu në Tiranë “më mirë syri se sa nami”, gjithashtu uroj që kryeministri në veçanti të mos jetë i zhgënjyer nga paraqitja ime e parë.