Flash News

KRYESORE

Gazetari i Top Channel: PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Metës, kërkesa depozitohet nesër

Gazetari i Top Channel: PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Metës,

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu njofton se Grupi Parlamentar i PS ka mbledhur 55 firma për shkakrimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Gazetari Veliu nuk publikoi emrat e deputetëvë, por sqaroi se në listë janë edhe disa deputetë nga ‘opozita e re’ ndërsa shtoi se kërkesa pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme,

Pasditen e sotme, në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Për shkarkimin e Ilir Metës si president duhen 94 vota, por miratimi i rezolutës nga 100 deputetë tregoi sot se Edi Rama i ka votat për të larguar nga zyra më e lartë e shtetit personin që dërgoi aty dy vite më parë.

Deputetet qe votuan kundër ishin edhe Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Elda Hoti, Klajdi Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski dhe Besnik Troiplini.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni, ish krahu i djathtë i Ilir Metës edhe pse u shpreh kundër rezolutës gjatë fjalës së tij, mungoi në çastin e votimit. Në votim munguan edhe Rudina Hajdai, Tom Doshi, Erion Piciri, Edlira Hyseni, Adriatik Alimadhi, Amra Barova, Suzana Topi dhe Fatmir Velaj.

Të fundit