Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Gazetari i ZDF-së i quajti shqiptarët mashtrues, Rama: Kjo është një shprehje e turpshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi ashpër ndaj moderatorit të ZDF-së, Marcus Lanz, i cili i etiketoi si mashtrues shqiptarët gjatë transmetimit. Ai përdori një gjuhë raciste dhe denigruese, gjatë debatit me ministrin gjerman të Transporteve , Andreas Scheuer.
“Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve” ishte komenti i tij, i cili nxiti gazetën gjermane “Bild”, që të merrte një koment të kryeministrit Rama.
“Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.
Kryeministri i Shqipërisë shtoi se nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë.
“Por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF-ja, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz-it, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.
Gjithashtu Rama shtoi se ai është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. “Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.