Gazetari Idro Seferi i dhuron fjalorin e gjuhës shqipe presidentit serb: Gjeti pronarin e duhur

Korrespondenti i televizionit Klan, Idro Seferi i ka dhuruar presidentit serb Aleksandër Vuçiç një fjalor të gjuhës shqipe.

Dhuarata ka ardhur pas një interviste që gazetari zhvilloi me presidentin serb, në të cilën mësohet se presidenti serb ka pyetur nëse foli mirë shqip.

Seferi shkruan se fjalorin e zotëronte prej 13 vjetësh, por nuk i vjen aspak keq që ja ka dhuruar Vuçiç,duke theksuar se ‘gjeti pronarin e duhur’.

“E kam mbajtur ne grumbullin e librave prej 13 vjet kete fjalor pasi dikur nuk kishte shume online. Tani fjalori gjeti pronarin e duhur, ne nje interviste mjaft interesante me presidentin e Serbise, Alleksandar Vucic, 1 me 1 per here te dyte!

Poklonio sam mu recnik i sad mozemo polako dalje!”-shkruan gazetari, i cili bashkangjit edhe disa foto nga intervista me Vuçiç postuar në Instagramin e presidentit serb.