Flash News

KRYESORE

Gazetari ironizon dekorimin e presidentes kroate: T’i japin një çmim dhe këngëtares Beyonce

Presidenti Ilir Meta dhe më pas Bashkia e Beratit kanë dekoruar me çmime presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila po zhvillon një vizitë dy-ditore në vendin tonë.

Megjithatë, kjo ka hasur  në kundërshtime të ndryshme, ku pas sociologut Ergys Mërtiri, ka reaguar edhe gazetari Mentor Kikia.

Kikia shprehet se nuk është llogjike që të nderohen njerëz që nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të qenësishëm për vendin tonë, ndërsa ironizon duke thënë se po të jetë kështu, atëhere le të dekorojmë edhe këngëtaren Beyonce.

"Per çfare e nderojme kete grua ne? Nje grua e kendshme, s'ke ç'i thua. Nje zyrtare sportive, qe i ben nje PR te mrekullueshem vendit te saj. Nje presidente qe ne vendin e saj ka bere ca veprime qe duhen pershendetur, ne sherbim te reduktimit te shpenzimeve etj. Por, perse duhet nderuar ketu tek ne? Titujt dhe dekoratat, me sa une di, jane per njerezit qe japin nje kontribut per kete vend. Se, po te jete keshtu, une kap per zemer Beyoncen p.sh, e them qe ti japim edhe asaj nje dekorate, e ta bejme edhe ate qytetare a fshatare nderi”, shkruan Kikia.

Të fundit