Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Gazetari ironizon llogaritë e Ministrisë për koncesionet: Statistikat kanë një veti magjike, kur ti perpiqesh t'i manipulosh, ato të nxjerrin tutkun
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar llogaritë që bën Ministria e Shëndetësisë për koncesionet e laboratorëve dhe check up-it. Sipas këtyre llogarive, rezulton se shteti fiton nga koncesionet 216 milione euro, por për gazetarin ky është manipulim.
“Di të them që një të mirë kaq të madhe Shqipërisë nuk ja ka bërë askush në gjithë historinë e saj si komb. Ndoshta, përjashto çlirimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara. Statistikat kanë një veti gati magjike. Në çastin kur ti përpiqesh t'i manipulosh, ato të nxjerrin TUTKUN. Por kjo pastaj është çështje karakteri”, shkruan Tomorri.
Reagimi i plotë:
Llogarite e koncesioneve sipas MSH
1- Laboratoret
Ministria e Shendetesise thote se shteti sot paguan 5.4 milione euro ne vit per laboratoret. Neser kur ta jape me koncesion do te paguaje 6.6 milione euro, por privati do te beje 3 here me shume analiza nga sa ben shteti sot.
Dmth nese do e bente shteti ate sasi analizash 3 here me te larte qe do te beje koncesionari, ajo do t'i kushtonte 5.4x3 baraz 16.2 mln euro. Nderkohe qe koncesionari do e beje vetem per 6.6 mln euro.
Kjo do te thote se nga koncesioni i laboratoreve populli fiton 16.2 - 6.6 baraz 9.6 mln euro ne vit. Ne dhjete vjet, populli do fitoje nga koncesioni i laboratoreve 96 milione euro.
2-Check up-i
Ministria e Shendetesise thote se paketa e analizave qe ofron skema e check up-it me nje cmim prej 1500 leke, nese do te behej ne spitalet private do te kushtonte 5 mije leke. Dmth per cdo kontroll check up-i qe ben koncesionari, populli fiton 3 500 leke.
Sipas planit te Ministrise se Shendetesise do te behen gjithsej 475 mije kontrolle cdo vit. Atehere ne nje vit nga koncesioni i check up-it populli fiton 475 mije x 3500 baraz me 1.66 miliarde leke ose 12 milione euro. Ne dhjete vjet populli do fitoje nga koncesioni i check up-it 120 milione euro.
E permbledhur, vetem nga dy koncesione ai i laboratoreve dhe koncesioni i check up-it populli do te fitoje 216 milione euro ne dhjete vitet e ardhshme.
Une nuk e di ke duhet te falenderojme per kete; Ministrine e Shendetesise apo koncesionaret? Por di te them qe nje te mire kaq te madhe Shqiperise nuk ja ka bere askush ne gjithe historine e saj si komb. Ndoshta, perjashto clirimin e Kosoves nga Shtetet e Bashkuara.
Statistikat kane nje veti gati magjike. Ne castin kur ti perpiqesh t'i manipulosh, ato te nxjerrin TUTKUN. Por kjo pastaj eshte ceshtje karakteri.