Flash News

KRYESORE

Gazetari kundër suksesit të Vetëvendosjes: Organizatë anarkiste, duhet t’i mbajmë larg pushtetit

Gazetari kundër suksesit të Vetëvendosjes: Organizatë

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar i shqetësuar për suksesin e arritur në këtë zgjedhje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Buzhala e konsideron ‘VV’ organizatë anarkiste që ka përdoru çdo mjet për të arritur qëllimet politike. Ai e konsideron suksesin e kësaj partie si dëmshtim të PDK-së dhe LDK-së, ndërsa kërkon që VV të mbahet sa më larg pushtetit.

Gazetari Buzhala shprehet se do të vazhdojë të jetë kundërshtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i PD sulm të hapur Veselit dhe Haradinajt: U refuzuan të korruptuarit dhe fitoi opozita e vërtetë

Reagimi i Berat Buzhalës:

Se ne cfare gjendje te mjerueshme eshte PDK, kete me se miri e tregojne militantet e Vetevendosjes.

Ata, ne kerkim te nje armiku politik, po me identifikojne m'u si kundershtarin kryesor politik te tyre. Ne me pak se 12 ore, ata m'i kane 500-600 mesazhe ne inbox, e dhjetera mesazhe te tjera ne rruge.

Djem dhe vajza aktiviste: Nuk jam ne PDK - e kam leshu vullnetarisht, se nuk me ka pelqy. Ne nje mbledhje te Keshillit Drejtues te kesaj partie, ku kane qene rreth 120 veta, bashke me Veselin e Thacin, ne nje fjalim timin, u pata treguar me gjuhe te ashper pse po largohna. U pata thene Thacit dhe Veselit se keq e kane. Se po rrethohen me parazite dhe me qenie te niveleve te ulta. Etj etj.

Tash disa fjale edhe per ju:

Jo 26 per qind, po 100 per qind te votave nese i merrni, pelqimin tim nuk do ta keni. E as nuk do te intimidohna nga sasia e madhe e mesazheve. Une besoj qe LVV eshte organizate anarkiste, qe per me arrite qellime politike nuk kurseni asnje mjet. Asnje. Rritja e juaj, fatkeqesisht, eshte fryt i deshtimeve te njepasnjeshme te PDK-LDK. Une edhe me tutje besoj qe ju duhet me ju mbajte larg pushtetit.

Nese vazhdoni me me trajtu si opoziten e vetme te juajen, atehere nje dite do t'ua ofroj edhe kete mundesi.

Ngjashem me ju, pasluftes, silleshin militantet e PDK'se, qe ironikisht i fitonin ne zgjedhje aq sa i keni fituar ju tash: 27 per qind.

Tash, ish militantet e PDK'se jane bere milioner. Per te mos e prishur rehatine e tyre nuk dalin me festu as kur i therrat partia.

Per kete arsye, per faktin qe une jam i zeshem, me keni identifiku mu si kundershtarin kryesor. Une jam kundershtar i juaji jam, ama jo ai qe po e kerkoni ju. Ata te vertetet i kane milionat, e nuk po flasin

Pra, voglusher, axhi Beri eshte moti kendej pari. Kam pa shume keto 41 vjet jete. As nuk keni me na ngrehe zheg, e as me na mbylle gojen. Ma mire e keni me festu, nese keni cka me festu.

Calmate.

Only thing ëe have to fear is fear itself - Roosevelt.

Të fundit