Flash News

KRYESORE

Gazetari: Paratë e drogës në ndërtim, i afërmi i Xhafajt punon në bashki ku jep lejet

Gazetari: Paratë e drogës në ndërtim, i afërmi i

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ka deklaruar se paratë e trafikut të drogës po investohen në ndërtimet, ndërsa shtoi se një i afërm i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është zyrtar i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, ku jepet leje e ndërtimit.

Ne dimë që zt.Xhafaj përveç peshës që ka në qeveri, ka edhe një detaj tjetër shumë interesant që një i afërm i tij është një zyrtar shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, aty ku burojnë lejet e ndërtimit. Këto para që qarkullojnë gjithë këto grupe, që kryeministri ka paralajmëruar se do të jenë 1 miliard në ndërtim, unë them se janë para të trafikut të drogës që rrotullohen rreth investimeve në ndërtim. A janë kulla, a janë qendra tregtare? Se kemi edhe të arrestuar për trafik kokaine që janë aksioner në qendra tregtare në Tiranë. Kanë filluar investimet 50 katëshe që në themel kanë marrë siglën e faljes së taksave. Rama është gjetur në sikletin që Tahiri e ka hapur pusetën e përgjimeve”, u shpreh ai.

Ai nuk e tha emrin e zyrtarit, por deklaratat e tij gjetën dakordësine edhe tëftuarve të tjerë në emision.

Të fundit