Flash News

KRYESORE

Gazetari për Veliajn: Është më i keq se Rama, ky të vret

Shembja e banesave te Bregu i Lumit në Tiranë, protesta e opozitës më 13 prill dhe grabitja e parave në Rinas javës që shkoi ishin tri temat që trajtoi mbrëmë moderatori Adi Krasta me të ftuarit e tij në ‘A Show’ në ‘news 24’.

Ndër të tjera gazetari Bledian Koka, njè nga tre të ftuarit, duke komentuar përplasjen me policinë ndaj banorëve të Bregut të Lumit, tha se Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është me i rrezikshëm se kryeministri.

“U thyen këmbët, ka gra me hematoma për shkak të dhunës. Ky njeriu me një cinizëm ekstrem është më i keq se Edi Rama ky të vret. Qytetarët tek Bregu i Lumit kishin mbi 20 vite aty, kanë paguar taksa, mund të kenë gabuar që kanë ndërtuar aty, por si mund të lihen tani në mes të rrugës”, tha gazetari Koka për kryebashkiakun Veliaj.

Të fundit