Flash News

KRYESORE

Gazetari pranë Ramës nuk e “kapërdin” dot këtë urim të Metës për RD-në

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili më herët gjatë ditës kishte vizituar bashkinë e Pustecit, ka uruar sot në mbrëmje nga Korça gazetën Rilindja Demokratike me rastin e 27 vjetorit të saj të krijimit.

Meta e ka bërë këtë urim në praninë e gazetarit Çim Peka dhe botuesit Fahri Balliu, që të dy ish-kontribues te RD-ja.

“Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare "Rilindja Demokratike" i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Mirëpo ndaj këtij statusi ka reaguar gazetari pro-qeveritar Mero Baze, i cili i drejtohet presidentit Meta me këto fjalë: “Meqe eshte pervjetori i RD presidentit duhet ti thote dikush se ajo u hap si shprese kunder gazetes ku punonte Fariu dhe perfundoi te kete simbol Fariun.”.

Të fundit