All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari publikon dokumentin për 613 kg e kokainës, Berisha: Ramës i ra maska!

All - Paragraf - 1

Gazetari investigativ Artan Çani, publikoi sot në Fax News dokumentin që tregonte se sekuestrimi i kokainës në Durrës është sinjalizuar nga DEA. Ish-kryeministri Berisha reagoi menjëherë ku shprehej se ky dokument dëshmon dhe njëherë se “jo hetimi dhe identifikimi i klanit politik të drogës Edi dhe Olsi Rama, por e kundërta ishte qëllimi i veprimeve të policisë shqiptare dhe e deklaratave të mashtrimit tëpublikut nga vet Edi Rama”

All - Paragraf - 3

Më tej ai shton se Ramës i ra maska me të cilën mbulonte veten dhe Olsin si klani politik i 613 kg i kokainës që u zbulua ne Durrës.

Reagimi i plotë:

Botohet dokumenti qe iu dorezua nga Guardia di Finanzia prokurorise shqiptare.

Te dashur miq, pas njoftimit zyrtar te Marines Kolumbiane, se kishte njoftuar policine shqiptare per konteinerin e droges qe u nis nga Kolumbia per firmen Arbri Garden ne Shqiperi, gazetari Artur Çani parqet dokumentin per konteinerin e droges qe Guardia di Financia, e cila shoqeroi dhe fizikisht kete konteiner pasi u hap ne Livorno, per ne Malte dhe pastaj ne Shqiperi, i dorezoi prokurorise shqiptare.

Ky dokument deshmon dhe nje here se jo hetimi dhe identifikimi i klanit politik te droges Edi dhe Olsi Rama, por e kunderta ishte qellimi i veprimeve te policise shqiptare dhe e deklaratave te mashtrimit te publikut nga vet Edi Rama, narkopolicia, narkoministri Xhafa dhe narkodoganat e tij, sipas te cilave operacioni i policise u krye vetem nga policia dhe doganat shqiptare pa bashkepunim me partneret.

Fshehja e njoftimeve dhe kesaj deklarate kishin si qellim kryesor justifikim e prishjes se hetimeve dhe mbrojtjen e klanit politik prites te droges, qe tashme del e qarte se ishte Edi dhe Olsi Rama.

Ne driten e ketyre dokumentave te duket se Rama me deklaratat e tij iu thoshte shqiptareve dhe botes “mos kujtoni se droga ishte imja dhe Olsit tim"! sb

Të fundit