Flash News

KRYESORE

Gazetari publikon platformën: Dua të kandidoj si deputet në zgjedhjet 2021-shit

Gazetari Mentor Kikia në një status në rrjetet sociale shkruan se ka në plan të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në njoftimin e tij, gazetari shkruan se nuk do të ketë një program qeverisës, por një platformë të veten.

Statusi i plotë:

A mund të zgjidhem deputet me këto premtime?

Të dashur miq, të njohur e të panjohur drejtpërdrejtë.

Unë kam në plan të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si i pavarur.

Padyshim, unë nuk do të kem një program qeverisës, por do të kem një platformë timen.

Fillimisht dua të them se çfarë nuk do të premtoj:

1- Nuk do ti jap dhe nuk do ti premtoj askujt, qoftë edhe një qindarkë, që të më japë votën.

2- Nuk do ti premtoj askujt një vend pune apo favor tjetër, që të më japë votën si shkëmbim.

3- Nëse dikush, individ apo sipërmarrës, do të më dhurojë fonde për fushatë, do ti marr dhe do ti deklaroj, por nuk do ti premtoj askujt se si deputet do të ndërhyj që ai të marrë tendera me fondet publike.

Çfarë do të premtoj:

1- Do të luftoj çdo ditë, me çdo mjet, për ti dhënë fund maskaradës së ndotjes së mjedisit, duke parashikuar gjoba të rënda për të gjithë ata që hedhin mbetjet në rrugë apo kudo.

2- Do të flas dhe shkruaj, si dhe do të dal në rrugë të protestoj, qoftë edhe vetëm, për çdo aferë korruptive të qeverisë (kushdo që të jetë).

3- Do të kërkoj që në shkolla të futet, si pjesë e edukatës qytetare, edhe kapitulli: “Ti mësojmë fëmijët të protestojnë dhe të reagojnë kur u shkelen të drejtat e tyre”, që të mos rriten qytetarë servila dhe të përulur.

Mendoni se dikush do të më japë votë, apo as shokët e mi nuk do më qasen?

Ju falenderoj!

Të fundit