Flash News

KRYESORE

Gazetari publikon tenderat e Agjencisë së Prokurimeve: Të gjithë bejlerët e shtetit udhëtojnë jashtë shtetit

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një prej faqeve të Agjencisë së Prokurimeve në të cilën janë publikuar tendera të hapura nga institucione të ndryshme dhe që të gjithë tenderat janë për bileta avioni.

Sipas tabelës, tender për bileta udhëtimi jashtë vendit ka hapur SHISH, Kuvendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe disa institucione të tjera.

Postimi i plotë

Ku shkojne parate e popullit?

Kjo eshte faqja e pare e Agjencise se Prokurimeve sot. Nuk ka tender per asnje rruge, asnje shkolle, asnje spital. Te gjithe tenderat jane vetem per bileta avioni.

Shqiperia fluturon. Njera pjese e saj, ajo burokratikja. Shikojini si jane, rresht. Te gjithe bejleret e shtetit udhetojne jashte shtetit me parate e popullit.

Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Kultures, Drejtoria e Administrates Publike, Agjencia e Arsimit te Larte.

Aty edhe shoqeria e ujesjelles kanalizimeve Pogradec do coj kater veta jashte shtetit. Besoj edhe keta ne krye te detyres. Do mesojne se si i menaxhon tubat bota.

Ja keshtu keshtu.

Të fundit