All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari i publikon videon “flagrante”, kur Erla Mëhilli ia merrte këngës në kohë fushate  

Gazetari i publikon videon “flagrante”, kur Erla Mëhilli ia
All - Paragraf - 1

Ndonëse në një periudhë të ngarkuar me axhendën e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ish-zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha në vitin 2013-të, Erla Mëhilli duket se gjente kohën edhe për tu relaksuar, duke ia marrë një kënge.

All - Paragraf - 3

Është gazetari Igli Zela, ai i cili i ka publikuar sot pas rreth 5 vitesh një video, ku Erla shfaqet duke kënduar këngën “Don’t speak”, nga grupi “No Doubt”, ndërsa udhëtonte bashkë me disa persona të tjerë në një automjet.

Gjatë udhëtimit, Erla nuk i ka rezistuar siç duket muzikës së saj të preferuar, pasi zëdhënësja e Berishës në atë kohë këndonte me përpikmëri të gjithë tekstin e këngës dhe duke e shijuar atë në maksimum.

Sipas gazetarit Zela video është xhiruar në 11 maj të vitit 2013, kohë kur fushata ka qenë ndezur zyrtarisht për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Të fundit