Flash News

KRYESORE

Gazetari pyet dhe përgjigjet: Pse dështojnë protestat? Një grup njerëzish bëjnë para me to

Gazetari pyet dhe përgjigjet: Pse dështojnë protestat? Një

Gazetari Blendi Salaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka dhënë arsyet se pse dështojnë protestat për çështje të prekshme për qytetarët si uji, dhe pse ai vetë nuk merr pjesë në to. Sipas Salajt është formuar një grup profesionistësh të protestave që i kanë kthyer ato në mjet për të fituar para.

Postimi i plotë: 

Po bëhen një seri protestash, për çështje të prekshme qytetare, të cilat thirren nga një grup i zëshëm në Facebook dhe dështojnë në mënyrë spektakolare në shesh. Nëse çështjet janë të drejta, dhe qytetarët realisht të prekur, si shpjegohet që përkrahja mungon? Do jem shumë i sinqertë, e kam të pamundur t'u bashkohem njerëzve që e kthejnë protestën në profesion, në mjet për të fituar para. Protesta e kthyer në zanat, mendoj humbet edhe kuptimin edhe vlerën. Me kundërshtarë të tillë, ç'i duhen bashkëpunëtorët pushtetit?

Të fundit