Flash News

KRYESORE

Gazetari Rakipi parashikon fatin politik të Vangjush Dakos

Gazetari Rakipi parashikon fatin politik të Vangjush Dakos

I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuara nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”.

Sipas tij, Rama është gati të sakrifikojë bashkëpunëtorët e ngushtë për të mbrojtur veten.

Si shembull, ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizon se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?!  Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi.

Të fundit